Zëvendësministri Hoxha mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Groshës”

Zëvendësministri Hoxha mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Groshës”

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Groshës”, i cili u mbajt në Tearcë. Ky manifestim, që çdo vit tërheq mbi 600 vizitorë, këtë vit shënon edicionin e tij të trembëdhjetë dhe mbahet në kuadër të aktiviteteve që promovojnë prodhimet vendore dhe traditën gastronomike të rajonit.

Zëvendësministri Hoxha theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë bujqësore dhe kulinare, si dhe kontributin e saj në zhvillimin e turizmit rural dhe të ekonomisë lokale.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Ministrisë për iniciativat që forcojnë identitetin kulturor dhe ekonomik të zonave rurale, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes institucioneve dhe komuniteteve vendore është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm.

Accessibility Menu