Zëvendësministri Hoxha: Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave prioritet strategjik në “Ditët e Vardarit”

Zëvendësministri Hoxha: Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave prioritet strategjik në “Ditët e Vardarit”

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në hapjen e projektit në kuadër të aktiviteteve të para të “Ditëve të Vardarit”, ku më shumë se 100 përfaqësues të institucioneve, organizatave qytetare dhe institucioneve shkencore u bashkuan në sesionin qendror.

Ngjarja u organizua me qëllim nxitjen e diskutimit dhe përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pellgut të lumit Vardar. 

Uji është themeli i jetës dhe i bujqësisë, prandaj menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore është prioritet strategjik për vendin. Politikat tona, të bazuara në të dhëna të sakta, synojnë krijimin e një sistemi modern për menaxhimin e pellgut të lumit Vardar, një strategji afatgjatë për sigurinë e burimeve ujore dhe bujqësi të qëndrueshme. Si Ministri, mbetemi të përkushtuar ndaj zhvillimit të një bujqësie konkurruese dhe të qëndrueshme, me persepktivë për gjeneratat e ardhshme. Bujqësia duhet të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit,” theksoi zëvendësministri Albrim Hoxha.

Programi për menaxhim, shfrytëzim dhe mbrojtje të ujërave është mbështetur nga Qeveria e Zvicrës – Embassy of Switzerland in North Macedonia, nën patronazhin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Programi zbatohet nga konsorciumi Skat Consulting Ltd. dhe PointPro Consulting.

Accessibility Menu