Serafimovski mori pjesë në ngjarje të dedikuar prezantimit të rezultateve të projekteve IPA 2 në bujqësi dhe zhvillim rural

Serafimovski mori pjesë në ngjarje të dedikuar prezantimit të rezultateve të projekteve IPA 2 në bujqësi dhe zhvillim rural

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, mori pjesë në ngjarjen e dedikuar prezantimit të rezultateve të projekteve IPA 2 në bujqësi dhe zhvillim rural, të realizuara me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Gjatë periudhës së kaluar, përmes këtyre programeve janë arritur përmirësime të rëndësishme në modernizimin e sistemeve të vogla të ujitjes, konsolidimin e tokës bujqësore, mbështetjen e kooperativave, avancimin e sigurisë ushqimore, standardeve fitosanitare, politikave veterinare dhe digjitalizimit në pylltari.

Këto rezultate dëshmojnë se partneriteti me BE-në sjell efekte reale dhe të qëndrueshme në zhvillimin e sektorit.

“Si Ministri, vazhdojmë me punë të përkushtuar në forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e kornizës ligjore dhe krijimin e kushteve për një bujqësi më konkurruese, moderne dhe të qëndrueshme. Falënderim i madh për Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe të gjithë partnerët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për përkushtimin, mbështetjen dhe sukseset e përbashkëta”, theksoi Sekretari Shtetëror Serafimovski.

Accessibility Menu