Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi takim me z. Mishel van Erkel, këshilltar për bujqësinë për Ballkanin Perëndimor, atashe për bujqësi i Mbretërisë së Holandës, dhe z. Ivan Iliev, zyrtar rajonal për ekonomi dhe tregti nga Ambasada e Holandës.
Në takim u diskutua për gjendjen në sektorin e bujqësisë, mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave në bujqësi.
Holanda është mbështetës i yni në rrugën drejt BE-së.
Ne punojmë për një bujqësi të qëndrueshme dhe konkurruese.