Zëvendësministri Hoxha, realizoi takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Polonisë, Jacek Czerniak

 Zëvendësministri Hoxha, realizoi takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Polonisë, Jacek Czerniak

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, realizoi takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Polonisë, z. Jacek Czerniak, në prani të Ambasadorit të Republikës së Polonisë, z. Mariusz Brymora, dhe Zëvendëskryetares së Misionit, znj. Anna Kasprzak.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në sektorin agroushqimor, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushat e zhvillimit rural, teknologjisë bujqësore dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

Palët u dakorduan të nisin punën për krijimin e një formati të ri institucional të bashkëpunimit mes dy ministrive, i cili do të mbështesë lidhjet mes prodhuesve, investimet potenciale dhe shkëmbimin e ekspertizës ndërmjet dy vendeve.

Accessibility Menu