Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në panelin ministror me temën “Ulja e mbetjeve ushqimore dhe kursimi i ujit – Mbrojtja e së ardhmes sonë” që u mbajt në Stamboll.
Në panelin ministror u theksua nevoja për krijimin e masave, si dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Në botë, nga njëra anë përballemi me humbje ushqimore mbi 1,3 miliardë tonë në vit, ndërsa nga ana tjetër miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ushqimit. Njëkohësisht, në bujqësi përdoren 70% e burimeve ujore, ndërsa ndryshimet klimatike rrisin edhe më tej presionin mbi sistemet natyrore.
Falënderim për Fondacionin “Zero Waste” dhe kryetaren e nderit, Shkëlqesinë e Saj, znj. Emine Erdogan, si dhe për Shkëlqesinë e tij, z. Ibrahim Jumakli, ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Republikës së Turqisë, për organizimin e këtij eventi.
Ushqimi dhe uji që i mbrojmë sot garantojnë stabilitetin e shoqërisë nesër.