Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në hapjen e konferencës për promovimin e industrisë ushqimore polake në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë ngjarje, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Shkup, u prezantuan mundësi të reja bashkëpunimi bilateral në sektorin e agroushqimit, si dhe iniciativa për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Gjatë konferencës u bë edhe promovimi i produkteve ushqimore polake, duke shfaqur cilësinë, standardet dhe potencialin e tyre për të hyrë në tregun vendas, si dhe për të krijuar partneritete të reja me prodhuesit dhe kompanitë vendore.