Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, sot ishte në terren në fshatin Cërnilishtë, komuna e Dollnenit, ku ndoqi nga afër fillimin e sezonit të mbjelljes së duhanit tek familja Selmani.
Ai theksoi se sezoni i ri nis me interes të shtuar për kultivimin e duhanit.
“Mbështetja për bujqit mbetet prioritet i Ministrisë,” deklaroi zëvendësministri Hoxha.
Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Hoxha u shoqërua nga kryetari i komunës së Dollnenit, Blerim Islami.