Ministri Tripunovski realizoi takim me përfaqësuesit e DG AGRI

Ministri Tripunovski realizoi takim me përfaqësuesit e DG AGRI

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komisionit Evropian (DG AGRI), ku u diskutua për mbështetjen në zhvillimin e bujqësisë.

Ministri shprehu falënderim për angazhimin e tyre në shfrytëzimin e fondeve nga programi IPARD 3, me qëllim avancimin e zhvillimit rural dhe rritjen e konkurrueshmërisë së fermerëve, në drejtim të përdorimit të drejtë dhe efikas të mjeteve nga Bashkimi Evropian.

Accessibility Menu