Mbështetje prej 25.500.000 denarë për furnizimin dhe instalimin e pajisjeve moderne për rritjen e fidanëve të duhanit në sera në kushte të kontrolluara, në një sipërfaqe deri në 0,6 ha për Institutin shkencor të duhanit – Prilep.
Pritet prodhim i fidanëve për mbjellje në 12 hektarë duhan, i dedikuar për prodhimin e materialit faror të certifikuar. Me sigurimin e materialit faror cilësor, investohet në një prodhim cilësor të duhanit.
Në kuadër të vizitës, vizituam laboratorët e Institutit, ku kryhen analiza të tokës dhe të produkteve të duhanit.
Vazhdojmë me investime në shkencë dhe në zhvillimin e prodhimit bujqësor vendor.