Zëvendësministri Flakron Bexheti, zhvilloi takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, dhe Zëvendësministrin, z. Imri Demelezi.
Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Faton Peci, dhe Zëvendësministrin, Imri Demelezi.
Në këtë takim, fokusi kryesor ishte në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e përbashkët. U diskutuan projekte të përbashkëta për mbështetje financiare nga fonde të ndryshme, si dhe për mundësitë për të përmirësuar qasjen në teknologji të avancuar për fermerët dhe bizneset agro-ushqimore të të dy vendeve.
Gjatë vizitës, zëvendësministri Bexheti dhe delegacioni i tij vizituan organizata që operojnë në sektorin agro-ushqimor, si dhe kompaninë përpunuese Berryland, një shembull inovativ në përpunimin e frutave. Takimi hap rrugë për një bashkëpunim të fuqishëm në bujqësi me përfitime të drejtpërdrejta për fermerët e të dy vendeve.