Bexheti: Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, detyrim ndaj brezave të ardhshëm

Bexheti: Mbrojtja dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore, detyrim ndaj brezave të ardhshëm

Zëvendësministri Flakron Bexheti,mori pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nga CNVP me mbështetjen e PONT, me temë “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Sharr, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare.”

Në fjalimin e tij, Zëvendës ministri Bexheti theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, duke e vlerësuar si një detyrim ndaj brezave të ardhshëm. Ai veçoi se ky parim duhet të jetë udhërrëfyes në zhvillimin e politikave kombëtare dhe rajonale.

Konferenca u shqua për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm duke ruajtur pasuritë natyrore dhe për motivimin e komuniteteve lokale për një përdorim të përgjegjshëm të burimeve. Synimi kryesor është nxitja e kultivimit të kulturave autoktone dhe zhvillimi i turizmit alternativ, duke sjellë përfitime ekonomike dhe duke ruajtur biodiversitetin, që mund të shërbejë si një model për të gjithë rajonin.

Accessibility Menu