Takimi i nivelit të lartë për Kornizën e re të bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm (2026–2030) ndërmjet OKB-së dhe RMV-së

Takimi i nivelit të lartë për Kornizën e re të bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm (2026–2030) ndërmjet OKB-së dhe RMV-së

Zëvendësministri Flakron Bexheti, mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë për përgatitjen e Kornizës së re të bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm (2026–2030) ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim, zëvendësministri prezantoi perspektivën e Ministrisë në temën “Zhvillimi gjithëpërfshirës.”

Korniza e re përfaqëson dokumentin kryesor strategjik për avancimin e objektivave të zhvillimit gjithëpërfshirës, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale dhe krijimin e mundësive të barabarta për grupet e cenueshme. Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e investimeve në kapitalin njerëzor, veçanërisht në adresimin e sfidave të migrimit nga zonat rurale dhe mbështetjen për fermerët e vegjël, të rinjtë dhe gratë rurale.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për politika të orientuara drejt ndërtimit të ndërmarrjeve të qëndrueshme rurale, të cilat do të mund të përballen me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe të sigurojnë një standard më të mirë jetese për popullsinë rurale.

Takimi përgatitor shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu