Takimi dhe punëtoria e 6-të për menaxhimin e zjarreve

Takimi dhe punëtoria e 6-të për menaxhimin e zjarreve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave organizoi takimin dhe punëtorinë e 6-të për menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në shtet.

Në kuadër të Programit për „Menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në ballkanin perëndimor” (LFMWB), Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me Qendrën R
rajonale për monitorimin e zjarreve në pyje (RFMC), më 29.10.2024 në Hotel PARK – Shkup, organizoi takimin dhe punëtorinë e 6-të për “Menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në Maqedoninë e Veriut.”

Programi për „Menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në Ballkanin Perëndimor” financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe koordinohet nga FARMAHEM – Shkup si agjenci ekzekutive rajonale me mbështetje legjislative nga agjencia HELVETAS nga Zvicra.

Në punëtori morën pjesë drejtori i sektorit për pylltari dhe gjueti, z. Jordan Zdravkovski, drejtuesi i programit, z. Cvetan Nikollovski, bashkëpunëtori kombëtar i programit LFMWB për Maqedoninë e Veriut, z. Bojan Mihajlovski, koordinatori rajonal për pylltari dhe menaxhim me zjarret, z. Velian Jageb, si dhe përfaqësues nga institucione, agjenci, ndërmarrje publike, institucione arsimore-shkencore, shoqata dhe shoqëri vullnetare, përfaqësues nga njësitë territoriale të zjarrfikësve, pra aktorë të lidhur ngushtë me menaxhimin e zjarreve në nivel të peizazhit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi kryesor i takimit ishte prezantimi i progresit aktual në zhvillimin e Strategjisë për menaxhim adaptiv të zjarreve në nivel të peizazhit në Maqedoninë e Veriut, si dhe marrja e komenteve për versionin e paraqitur të draftit të dokumentit, duke mbledhur rekomandime të vlefshme nga palët e interesuara dhe anëtarët e Rrjetit kombëtar për menaxhimin e zjarreve në vend.

Ky takim dhe punëtori përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet e shtetit për zhvillimin e praktikave gjithëpërfshirëse për menaxhimin e zjarreve në hapësira të hapura përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave si udhëheqëse e këtij procesi dhe në bashkëpunim me trupat qeveritare dhe palët e interesuara në menaxhimin e zjarreve.

Accessibility Menu