Zëvendësministri Bexheti, realizoi një vizitë zyrtare në Republikën Çeke, ku mori pjesë në Sesionin e Tretë të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik midis dy vendeve.
Gjatë sesionit, u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe përmirësimin e shkëmbimit tregtar. Një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimit të sektorëve strategjikë dhe krijimit të mundësive të reja për rritje ekonomike të qëndrueshme.
Në kuadër të kësaj vizite, zëvendësministri Bexheti zhvilloi një takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë të Republikës Çeke, z. Miroslav Skřivánek, ku diskutuan mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e praktikave inovative dhe të qëndrueshme.
Po ashtu, zëvendësministri Bexheti vizitoi Fermën Familjare Hole, një shembull i suksesshëm i agrobiznesit. Së bashku me Zëvendësministrin Skřivánek, ata u njohën nga afër me proceset e prodhimit dhe menaxhimit të fermës, duke vlerësuar integrimin e inovacionit me traditën në prodhimin e produkteve cilësore.