Zëvendësministri Bexheti, gjatë Ditëve Informative të mbajtura sot në Negotinë dhe Gostivar, theksoi rëndësinë e këtij fondi për përmirësimin e kapaciteteve prodhuese dhe rritjen e konkurrueshmërisë në bujqësi.
Sipas Bexhetit, Ditët Informative kanë për qëllim t’u ofrojnë fermerëve dhe pronarëve të bizneseve bujqësore udhëzime të detajuara për përfitimin nga fondet e programit IPARD III, duke i ndihmuar ata të përgatiten dhe të aplikojnë me sukses për mbështetje financiare.
“Ky financim është një mundësi e madhe për fermerët dhe bizneset bujqësore që synojnë të investojnë në teknologji të reja dhe të avancojnë aktivitetet e tyre. Përmes Ditëve Informative, po mundohemi të sjellim informacion të qartë dhe të detajuar për të gjithë të interesuarit, në mënyrë që ata të aplikojnë me sukses për këtë mbështetje,” deklaroi Bexheti.
Zëvendësministri Bexheti ftoi të gjithë fermerët dhe bizneset bujqësore të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar aktivitetet e tyre me mbështetje financiare nga programi IPARD III.