Komisioni profesional për dhënien e provimit të gjuetisë do të mbajë provimin e gjuetisë më 12.03.2025, në ambientet e Shoqatës së Gjuetarëve dhe Peshkatarëve “Pelagonia-Pelister” – Manastir, rr. “Partizanska” nr. 16, Manastir, me fillim nga ora 11:00.
Në provim mund të marrin pjesë kandidatët që deri në ditën e provimit kanë dorëzuar kërkesë për dhënie të provimit, të shoqëruar me fletëpagesat dhe vërtetimin për trajnim të ndjekur, të lëshuar nga Federata e Gjuetisë e Maqedonisë.
Provimi është caktuar kryesisht për qytetet përreth (Manastir, Prilep, Resnjë, Krushevë, Demir Hisar, Ohër, Strugë), por edhe për të gjithë të tjerët që kanë dorëzuar kërkesë për dhënie të provimit, të shoqëruar me fletëpagesat dhe vërtetimin për trajnim të ndjekur, të lëshuar nga Federata e Gjuetisë e Maqedonisë.