Komisioni profesional për dhënien e provimit për gjuetar më 11.04.2025, në hapësirat e Federatës së Gjuetarëve të Maqedonisë, në rr. “Nikolla Vapcarov”, nr. 7-a, Shkup, me fillim në ora 11:00, do ta mbajë provimin për gjuetar.
Në provim mund të marrin pjesë kandidatët që deri në ditën e provimit kanë dorëzuar kërkesë për dhënien e provimit, të shoqëruar me fletëpagesat dhe vërtetim për ndjekjen e trajnimit të lëshuar nga Federata e Gjuetarëve të Maqedonisë.
Provimi është caktuar kryesisht për qytetet përreth (Veles, Kumanovë, Kriva Pallankë, Kratovë), por edhe për të gjithë të tjerët që kanë dorëzuar kërkesë për dhënien e provimit, të shoqëruar me fletëpagesat dhe vërtetim për ndjekjen e trajnimit të lëshuar nga Federata e Gjuetarëve të Maqedonisë.