Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, realizoi sot një vizitë zyrtare në Parkun Nacional Mali Sharr, ku zhvilloi takim pune me stafin përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kësaj pasurie të rëndësishme natyrore.
Gjatë vizitës, u zhvilluan diskutime të detajuara mbi aktivitetet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet parku, me theks të veçantë në ruajtjen e biodiversitetit, menaxhimin efikas të burimeve natyrore dhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorët.
Në këtë kontekst, u theksua përkushtimi i Ministrisë për të vijuar mbështetjen institucionale përmes hartimit dhe zbatimit të politikave përkatëse, rritjes së investimeve dhe forcimit të kapaciteteve, me qëllim avancimin e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit afatgjatë.