Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski realizoi takim me znj. Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtoratin e përgjithshëm për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë Lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Mbështetja që sigurohet përmes instrumenteve të Bashkimit Evropian kontribuon në modernizimin dhe zhvillimin e bujqësisë në Maqedoni.
Po ashtu, mbështetja për forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale, me qëllim përafrimin me legjislacionin evropian që lidhet me kapitujt 11, 12 dhe 13, është me rëndësi të veçantë.
“Konfirmuam përkushtimin e përbashkët për vazhdimin e reformave në sektorin e bujqësisë dhe mbetemi të përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, theksoi ministri Tripunovski.