Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot iu drejtua Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës Kombëtare të Fermerëve.
“Federata Kombëtare e Fermerëve është partner ekonomik i Ministrisë, dhe pikërisht ky partneritet mundëson bashkëpunim aktiv në krijimin e politikave dhe masave për përparimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural”, theksoi ministri.
Ai theksoi se përmes dialogut të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë mund të merren vendime që do të nënkuptojnë një të ardhme më të mirë për fermerët dhe për shtetin.