Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në kuadër të Komisionit Evropian, Elizabet Verner.
Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe reformat aktuale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, zbatimin e programit IPARD III, si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të shtetit.
Bashkëpunimi me Komisionin Evropian është kyç për hartimin e politikave që do të sjellin rezultate konkrete në sektorin bujqësor dhe do të rrisin konkurrueshmërinë në tregun vendas dhe ndërkombëtar.