Hoxha: Forcimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet skandinave është prioritet strategjik

Hoxha: Forcimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet skandinave është prioritet strategjik

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, mori pjesë në ngjarjen “Doing Business with the Nordics: Opportunities for Macedonian Producers”, e organizuar nga Shoqata Ekonomike Suedezo-Maqedonase (Swedish-Macedonian Chamber of Commerce).

Potenciali për bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe vendeve skandinave është shumë më i madh se shifrat aktuale të tregtisë dhe pikërisht kjo ishte një nga mesazhet kryesore të theksuara gjatë fjalimit të djeshëm.

Në këtë ngjarje u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për kompanitë dhe prodhuesit nga Maqedonia e Veriut dhe vendet skandinave.

“Ambicia jonë e përbashkët duhet të jetë që ky shkëmbim të bëhet më i madh, më dinamik dhe më i larmishëm. Një nga mënyrat më të mira për të thelluar bashkëpunimin ekonomik është përmes pjesëmarrjes direkte të kompanive në panaire dhe ngjarje biznesi, përmes më shumë takimeve biznesore dhe më shumë partneriteteve, ku mund të krijohen bashkëpunime të reja dhe të ndërtohen marrëdhënie të besueshme biznesi”, theksoi zëvendësministri Hoxha.

Accessibility Menu