Miratohet Ligji për Prodhim Organik Bujqësor

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

Ligji për prodhim organik bujqësor sot u miratua në Kuvend, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të bujqësisë dhe përafrimit të vendit me standardet evropiane.

Ky ligj krijon një kornizë moderne dhe më të qartë për zhvillimin e prodhimit organik, duke forcuar sistemin e kontrollit dhe transparencën në treg. Ku ligj parashikon mbështetje më të madhe për fermerët, veçanërisht për prodhuesit e vegjël dhe ekonomitë familjare që merren me prodhim bujqësor.

Me miratimin e këtij ligji hapen mundësi të reja për rritjen e cilësisë së produkteve vendore, forcimin e besimit të konsumatorëve dhe zgjerimin e potencialit për eksport në tregun evropian.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë dhe promovimit të produkteve organike në vend.

Accessibility Menu