Serafimovski: Bashkëpunimi me Sllovakinë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme

Serafimovski: Bashkëpunimi me Sllovakinë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme

Në Bratislavë u mbajt mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovakisë, ku përveç fushave të tjera, theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë.

“Diskutuam për drejtime konkrete për thellimin e partneritetit, veçanërisht përmes shkëmbimit të njohurive, praktikave të mira dhe përvojave në prodhimin bujqësor, rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe hapjen e mundësive të reja për plasman në tregje,” theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski.

Serafimovski theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të bujqësisë moderne dhe të qëndrueshme, si dhe drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Accessibility Menu