Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot mori pjesë në rajonin e Gjevgjelisë në ngjarjen e organizuar me rastin e 5 Korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave, organizuar nga SHMKB– Shoqata Maqedonase e Kooperativave Bujqësore, ku theksoi se sot festohet fuqia e bashkëpunimit në bujqësi.
“Kooperativat bujqësore u mundësojnë fermerëve të vegjël qasje në tregje, teknologji dhe njohuri”, theksoi ministri.
Në fjalën e tij, ministri rikujtoi se gjatë muajit maj është shpallur thirrje publike për bashkime ekonomike të kooperativave bujqësore, me vlerë maksimale prej 15 milionë denarësh për përfitues. Me këtë investim kontribuohet në formimin e kooperativave të reja, forcimin e atyre ekzistuese dhe rritjen e konkurrencës.
“Së bashku po ndërtojmë një bujqësi moderne dhe të qëndrueshme”, shtoi ministri Tripunovski.