Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u prezantua studimi teknik për përdorimin e paneleve fotovoltaike lundruese në digën Paljurci – një projekt që lidh prodhimin e gjelbër të energjisë me ujitjen moderne.
Sipas studimit teknik është paraparë:
• ndërtimi i një centrali fotovoltaik lundrues me kapacitet prej 3MWp në akumulacionin Paljurci;
• përdorimi i energjisë së ripërtëritshme për ujitje;
• mbrojtja e Liqenit të Dojranit dhe plotësimi i akumulacionit Paljurci.
Bujqit do të përfitojnë nga një sistem i përmirësuar i ujitjes për sipërfaqet bujqësore dhe një kosto më e ulët për përdorimin e ujit.
Ky projekt është edhe një hap përpara drejt një bujqësie moderne, të qëndrueshme dhe me përgjegjësi ndaj mjedisit.