Me rastin e 5 Korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Rrjeti i Kooperativave Bujqësore (RKB).
“I falënderoj të gjithë bujqit që kanë zgjedhur të përfshihen në kooperativa bujqësore, përkushtimi juaj jo vetëm që e zhvillon bujqësinë, por edhe i ruan dhe i kultivon traditat dhe vlerat tona”, theksoi ministri Tripunovski.
Në fjalimin e tij, ministri theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave gjithmonë do të jetë partnere e tyre.
“Përmes masave dhe aktiviteteve, Ministria do të kontribuojë në zhvillimin e kooperativave bujqësore, sepse në këtë mënyrë produktet tona bujqësore do të bëhen më konkurruese dhe më të njohura në treg”, shtoi ai.