Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vizitoi fshatin Tremnik në Komunën e Negotinës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje konkrete për banorët që po përballen me një problem serioz – mungesën e mjaftueshme të ujit për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.
Ministri theksoi se qëllimi prioritar i Ministrisë është që në çdo vendbanim në Maqedoni të sigurohet ujë për ujitjen e kulturave bujqësore.
„Bujqit meritojnë mbështetje dhe ne jemi këtu për t’ua siguruar atë“, shtoi ministri Tripunovski.