Ministri Tripunovski mori pjesë në Festivalin e korrjes në Novaci

Ministri Tripunovski mori pjesë në Festivalin e korrjes në Novaci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dje mori pjesë në Festivalin e korrjes në komunën e Novacit.

“Ngjarja është simbol i vizionit tonë për një shtet të fuqishëm bujqësor dhe ajo mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me Komunën e Novacit,” theksoi ministri gjatë fjalimit të tij.

Nga Komuna e Novacit, ministri u bëri thirrje të gjithë bujqve, kooperativave bujqësore dhe përpunuesve që të regjistrohen në platformën digjitale – www.makedonskonajdobro.mk.

“Ngjarjet dhe manifestimet tradicionale do të vazhdojmë t’i mbështesim, sepse përmes tyre ruajmë traditën tonë dhe promovojmë turizmin lokal,” shtoi ministri Tripunovski.

Accessibility Menu