Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vizitoi një fidanishte në Komunën e Jegunovcit, e cila përfaqëson një shembull të vërtetë të zhvillimit të suksesshëm të kopshtarisë dekorative në Maqedoni.
Fidanishteja renditet ndër pesë të parat në Evropë për nga numri i fidanëve dhe eksporton fidanë në disa vende evropiane.
Në këtë fidanishte, fidanët kultivohen në një sipërfaqe prej 350 hektarësh. Këtë vit po kultivohen rreth një milion fidanë dekorativë. Përveç fidanëve të gjelbër të përhershëm, këtë vit është filluar edhe me kultivimin e fidanëve gjetherënës.
Fidanishteja është një shembull i përsosur se si tradita, inovacioni dhe puna këmbëngulëse sjellin rezultate.