Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të SHA Ekonomia e Ujërave, Filip Filipovski, realizoi një takim në degën e SHA Ekonomia e Ujërave – Tikvesh në Kavadar me disa nga kultivuesit e rrushit nga rajoni i Tikveshit.
“Me kultivuesit e rrushit nga rajoni diskutuam për sfidat aktuale lidhur me ujitjen, nevojat për përmirësimin e infrastrukturës dhe për çështjet e tjera që i preokupojnë,” theksoi ministri Tripunovski.
Ai vuri në dukje se përmes takimeve me bujqit po zgjidhen nevojat e tyre reale.