Sot, në ambientet e shoqatës së gjuetarëve “SOKOL”, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, dorëzoi kontratat për mbarështimin dhe mbrojtjen e përkohshme të kafshëve të egra në zonat e gjuetisë.
“Së bashku me Federatën e Gjuetisë së Maqedonisë zgjidhëm një problem shumëvjeçar që i prekte gjuetarët e komunës së Kumanovës”, theksoi ministri.
Ai potencoi se shoqata e gjuetarëve “SOKOL” është një nga shoqatat më të vjetra të gjuetisë në Maqedoni, e cila këtë vit shënon 100-vjetorin e ekzistencës.
“Rreth njëqind gjuetarë do të mund të kujdesen sërish për mbarështimin dhe mbrojtjen e kafshëve të egra”, shtoi ministri Tripunovski.