Tripunovski realizoi takim me përfaqësuesit e shoqatave “Veraritë familjare maqedonase” dhe “Distileritë familjare maqedonase”

Tripunovski realizoi takim me përfaqësuesit e shoqatave “Veraritë familjare maqedonase” dhe “Distileritë familjare maqedonase”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski realizoi takim me përfaqësuesit e shoqatave “Veraritë familjare maqedonase” dhe “Distileritë familjare maqedonase” në komunën e Kavadarcit.

Veraritë familjare përbëjnë një bazë të vërtetë për promovimin e verës maqedonase në botë. Ato kultivojnë mënyrën tradicionale të prodhimit të verës.


“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes masave dhe aktiviteteve të saj, do t’i mbështesë veraritë dhe distileritë familjare maqedonase në zhvillimin dhe modernizimin e tyre”, theksoi ministri.


Vera maqedonase ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe së bashku mund ta ngremë në nivel ndërkombëtar.

Accessibility Menu