Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Shoqatës “Vreshtarët dhe pemëtarët e Tikveshit”.
Gjatë takimit u diskutua për hapat e ardhshëm për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të bujqësisë sonë.
“Po punojmë për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë e vreshtarisë në Maqedoni”, theksoi ministri.
Ministri Tripunovski shtoi se vera maqedonase meriton vend në tregjet botërore, ndërsa vreshtarët meritojnë mbështetje maksimale.