Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u mbajt debat publik për Propozim-ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.
“Patëm një dialog konstruktiv me të gjitha palët e interesuara: komuniteti shkencor ndau analizat e tij profesionale, bujqit paraqitën realitetin nga terreni dhe grumbulluesit ofruan propozime për përmirësimin e ciklit zinxhiror”, theksoi ministri Tripunovski.
Ai shtoi se çdo zë u dëgjua dhe çdo propozim do të shqyrtohet me kujdes.
“Së bashku, të bashkuar do të ndërtojmë një themel të fortë për zhvillimin e bujqësisë”, shtoi ministri Tripunovski.