Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një vizite në terren në digën Knezhevo, pati mundësinë të inspektojë fazën përfundimtare të ndërtimit të hidrocentralit mbështetës HEC B, i cili është paraparë në Fazën 3 të Projektit Zletovica. Ky hidrocentral, me kapacitet prej 200 kW, përfaqëson një hap vendimtar drejt pavarësisë sonë energjetike dhe modernizimit të sektorit bujqësor.
“Projekti Zletovica është një investim për të ardhmen e fermerëve tanë. Faza 2 parasheh ndërtimin e një sistemi ujitës që do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë për mijëra hektarë tokë bujqësore”, theksoi ministri.
Ministri Tripunovski theksoi se Qeveria ka investuar 224.000 euro në këtë projekt, duke e trajtuar me seriozitet nevojën për modernizimin e sektorit bujqësor.
“Faleminderit partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Sllovenisë dhe Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (QBZHN) për mbështetjen. Ky është shembull se si përmes vizionit, bashkëpunimit dhe përkushtimit, krijojmë projekte që do t’u shërbejnë brezave të ardhshëm. Së bashku po ndërtojmë një Maqedoni më të suksesshme dhe më të qëndrueshme”, shtoi ministri.