Tripunovski: Po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për sanimin e shpejtë të defektit në gypin e ujësjellësit në lokacionin Sariha

Tripunovski: Po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për sanimin e shpejtë të defektit në gypin e ujësjellësit në lokacionin Sariha

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ishte në Prilep, ku u informua për situatën lidhur me defektin në gypin e ujësjellësit në lokacionin Sariha.

“Bëhet fjalë për një problem serioz në tubacionin me dimensione F764 mm, ku duhet të zëvendësohet një segment prej 16 metrash. E di që terreni është i paarritshëm dhe se punimet janë të ndërlikuara, por defekti do të sanohet në afatin më të shkurtër të mundshëm”, theksoi ministri.

Ministri Tripunovski shtoi se ky sistem është kyç për bujqit, sepse siguron ujë për ujitje për 200 hektarë, prej të cilave 180 hektarë janë të destinuara për duhan. Tashmë po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për sanimin e shpejtë të problemit.
Bujqësia është prioritet dhe gjithmonë do të jemi këtu për bujqit tanë!

Accessibility Menu