Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski mori pjesë në Panairin e Novi Sadit, një ndër panairet më të mëdha në Evropë në fushën e bujqësisë.
“Ky panair prestigjioz i bashkon të gjithë bujqit, ku ekspozohen produkte bujqësore, ferma dhe mekanizimi më bashkëkohor,” theksoi ministri.
Sipas tij, Panairi i Novi Sadit është një mundësi e shkëlqyer që bujqit maqedonas të prezantojnë produktet e tyre.
“Ministria përmes programeve të saj i motivon bujqit që t’i promovojnë produktet e tyre bujqësore. Qëllimi ynë është që Maqedonia të ketë një eksport të shtuar të produkteve bujqësore dhe agro-ushqimore,” theksoi ministri Tripunovski.