Tripunovski: Është në përgatitje marrëveshja e re kolektive

Tripunovski: Është në përgatitje marrëveshja e re kolektive

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi sot një takim me Sindikatën e Administratës dhe të Shërbimit Shtetëror të Maqedonisë (SADU) dhe me Konfederatën e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KSOM).

“I dëgjova kërkesat e tyre dhe në një bisedë të përbashkët u dakorduam se është e domosdoshme zgjidhja e problemeve shumëvjeçare të grumbulluara, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit në Ministri”, theksoi ministri.

Ministri Tripunovski njoftoi se është në përgatitje marrëveshja e re kolektive, dhe se janë ndërmarrë hapa konkretë për njohjen e stazhit të beneficuar për të punësuarit në Policinë Pyjore.

“Po punojmë për rritjen e kapaciteteve në Policinë Pyjore: rinovimin e pajisjeve, përmirësimin e kushteve të punës dhe plotësimin e stafit në këtë sektor. Përkushtimi për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punës për të punësuarit në Ministri është prioriteti im”, theksoi ai.

Accessibility Menu