Projekt i ri i mbështetur nga Fondi i Gjelbër për Klimën fillon në Maqedoni!

Projekt i ri i mbështetur nga Fondi i Gjelbër për Klimën fillon në Maqedoni!

Sot u shënua fillimi i një projekti të rëndësishëm që do të forcojë menaxhimin e zjarreve në pyje dhe do të kontribuojë në qëndrueshmërinë klimatike dhe dekarbonizimin e shoqërisë sonë.

Projekti ka vlerë prej 1 milion euro dhe realizohet me mbështetje nga FAO, nën udhëheqjen e Zyrës së Kryetarit të Qeverisë, ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është përfituesi kryesor.

Në kuadër të projektit do të themelohet një qendër moderne trajnimi për përballje me zjarret në pyje dhe do të trajnohen mbi 100 përfaqësues nga institucione kyçe.

Do të implementohen teknologji të reja për monitorim dhe zbulim të hershëm të zjarreve: dronë, sensorë, kamera dhe të dhëna satelitore.

Do të përgatitet një Plan Kombëtar për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.

Përmes projektit do të përmirësohet sistemi për shkëmbimin e informacionit klimatik dhe do të rritet ndërgjegjësimi i publikut për rolin e pyjeve në veprimin klimatik.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjes së pyjeve dhe përmbushjes së objektivave tona klimatike deri në vitin 2030.

 

 

Accessibility Menu