Sot, në kuadër të Panairit të Novi Sadit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi një takim bilateral me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Serbisë, Dragan Glamoçiq, ku u dakorduan se bashkëpunimi i përbashkët është prioritet për të dyja vendet.
“Gjatë bisedës u dakorduam që të punojmë së bashku për qëndrueshmërinë e bujqësisë ndërmjet dy vendeve,” theksoi ministri.
Ministri Tripunovski theksoi se bashkëpunimi i gjatë dhe i mirë ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë po intensifikohet dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.