Nikolov: Prodhimi bujqësor është një nga prioritetet e Maqedonisë

Nikolov: Prodhimi bujqësor është një nga prioritetet e Maqedonisë

Në Forumin Ekonomik në Jahorinë, këshilltari Pero Nikolov mori pjesë në panel diskutimin me temë “Bujqësia – Ekonomi e shkallës – A mund të përgjigjemi ndaj nevojave në rritje të vendeve të rajonit?”. Ai theksoi se prodhimi bujqësor përbën një nga prioritetet e shtetit.

“Maqedonia po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë dhe industrisë ushqimore përmes investimeve në infrastrukturë, mbështetjes për fermerët e rinj dhe përafrimit me standardet evropiane”, theksoi Nikolov.

Nikolov theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes mbështetjes së bashkësive bujqësore, i mbron fermerët, pasi qëllimi i bashkëpunimit kooperativ është ulja e kostove të prodhimit, rritja e vëllimit të prodhimit dhe sigurimi i tregut për produktet bujqësore.

“Jemi të përqendruar fuqishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kooperativ, me qëllim përmirësimin e rezultateve ekonomike të bujqësisë, por edhe më e rëndësishmja, ngritjen e statusit të fermerit në nivelin që e meriton”, përfundoi këshilltari Nikolov.

Accessibility Menu