Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit Twinning “Forcimi i kapaciteteve institucionale në përballjen me veprat penale kundër trashëgimisë kulturore dhe mjedisit”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes Sektorit të Policisë Pyjore, ishte e përfshirë në zbatimin e aktiviteteve të këtij projekti.
Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Mirëkuptimit dhe themelimi i Platformës Kombëtare për bashkëpunim ndërinstitucional dhe veprim të përbashkët kundër krimit ndaj mjedisit, do të mundësojë veprim të koordinuar dhe efikas të të gjitha institucioneve kompetente.
“Shpreh mirënjohje të sinqertë për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup për mbështetjen e vazhdueshme. Ky është edhe një shembull se si mbështetja e Bashkimit Evropian shndërrohet në vlerë konkrete dhe në bazë për mbrojtjen e burimeve natyrore”, theksoi ministri Tripunovski.