Verërat maqedonase me prani të fuqishme në Paris: Paraqitje kombëtare në panairin e verës Wine Paris dhe promovim ekskluziv “Nata e verërave maqedonase”

Verërat maqedonase me prani të fuqishme në Paris: Paraqitje kombëtare në panairin e verës Wine Paris dhe promovim ekskluziv “Nata e verërave maqedonase”

Kantinat maqedonase, nga data 9 deri më 11 shkurt, do të marrin pjesë në një nga panairet më me ndikim ndërkombëtar të verës – Wine Paris, përmes një stende të përbashkët kombëtare nën emrin “Macedonian Wines”, duke prezantuar potencialin, cilësinë dhe autenticitetin e verarisë maqedonase para publikut botëror të verës.

Kjo paraqitje realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmes Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e eksportit dhe rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të verërave maqedonase.

Krah për krah me kantinat më prestigjioze botërore, prodhuesit maqedonas do të prezantojnë varietetet autoktone, terroirin specifik dhe qasjen bashkëkohore në prodhimin e verës, duke dëshmuar se Maqedonia po e zë gjithnjë e më qartë vendin e saj në skenën globale të verës.

Përveç paraqitjes në panair, jashtë programit zyrtar të Wine Paris, në Paris do të mbahet edhe një ngjarje e veçantë promovuese me titull “Nuit du Vin Macédonien” (Nata e verërave maqedonase), e dedikuar promovimit të verërave maqedonase para një publiku ndërkombëtar të përzgjedhur me kujdes.

Ngjarja realizohet falë angazhimit dhe mbështetjes së Ambasadorit në Francë, z. Igor Nikollov, i cili është edhe organizator i këtij promovimi dhe që njëkohësisht ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin dhe koordinimin e paraqitjes të kantinave maqedonase në panairin Wine Paris.

“Nuit du Vin Macédonien” do të mundësojë prezantim të drejtpërdrejtë dhe degustim të verërave maqedonase para profesionistëve francezë dhe ndërkombëtarë të verës, distributorëve, mediave dhe njohësve të verës, me qëllim forcimin e mëtejshëm të imazhit dhe njohshmërisë së verës maqedonase në një nga tregjet më kërkuese botërore.

Paraqitja në Paris dërgon një mesazh të qartë se vera maqedonase, me cilësinë dhe autenticitetin e saj, është e gatshme për një prani edhe më të fuqishme në skenën ndërkombëtare të verës.

Accessibility Menu