Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, zhvilloi një takim pune me Misionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha e Bankës Botërore për Maqedoninë dhe Kosovën, Karol Mezhevan.
Takimi u organizua në kuadër të misionit për monitorimin e zbatimit të Projektit për Modernizimin e Bujqësisë, me ç’rast u përshëndet progresi i arritur dhe u shpreh kënaqësi për realizimin e deritanishëm të aktiviteteve.
Ky projekt është i një rëndësie thelbësore dhe do të kontribuojë në përmirësimin e qasjes në treg për bujqit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe vendosjen e një sistemi të integruar për funksionim më efikas.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit të ardhshëm në fushën e bujqësisë.