Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vizitoi fabrikën Vinçini, e cila përfaqëson një shembull të vërtetë të suksesit maqedonas.
Me eksport në mbi 60 vende të botës, rreth 500 të punësuar dhe një gamë të gjerë produktesh me cilësi të lartë, Vinçini dëshmon se si ndërtohet më e mira e maqedonisë.
Kompanitë maqedonase janë shtyllë e ekonomisë vendore, mbështetje për prodhuesit bujqësorë dhe dëshmi se produktet tona mund të konkurrojnë denjësisht në tregjet botërore.
“Nëpërmjet fushatës ,,Më e mira e Maqedonisë”mbështesim prodhimin vendor dhe investimet e reja, duke promovuar cilësinë maqedonase, e cila meriton njohje dhe respekt”, theksoi ministri Tripunovski.