Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, vizitoi fermën e Ferit Biçakut në fshatin Zagraçan të Strugës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për prodhuesit vendorë në rritjen e sigurisë ushqimore dhe zhvillimit rural.
Hoxha e përmendi Biçakun si shembull të përkushtimit në bujqësi, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një fermer që “nuk ankohet, por punon çdo ditë me përkushtim, pasion dhe përgjegjësi”, ndërsa veprimtaria e tij është e certifikuar për prodhim organik.
“Mbështetja për fermerët lokalë si Ferit Biçaku do të thotë më shumë siguri ushqimore, më shumë zhvillim për rajonin dhe më shumë besim në produktin vendas”.
Kjo vizitë dërgon një mesazh të qartë se politika bujqësore po orientohet drejt forcimit të prodhimit organik dhe mbështetjes së fermerëve lokalë, duke i dhënë përparësi cilësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.