Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, mori pjesë në një panel-diskutim me temë “Dogana inteligjente, siguri ushqimore bujqësore dhe tregti e qëndrueshme”.
Panel diskutimi u mbajt në kuadër të Panairit të katërt CHINA-CEEC EXPO & INTERNATIONAL CONSUMER GOODS FAIR në Ningbo, Republika Popullore e Kinës.
Gjatë diskutimit u ndanë përvoja të ndryshme të shteteve në fushën e doganës, integrimit të sistemeve digjitale dhe ndërkombëtarizimit të tyre, sigurisë ushqimore dhe tregtisë ndërkombëtare.
Në hapjen zyrtare të Panairit të 4-të CHINA-CEEC EXPO & INTERNATIONAL CONSUMER GOODS FAIR morën pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë nga vende të ndryshme evropiane dhe përfaqësuesit e tyre diplomatikë në Kinë.
Maqedonia mori pjesë në panair me një stendë të përbashkët, ku u prezantuan 14 kompani maqedonase.
Po ndërmerren ndryshime që synojnë përmirësimin e sektorit të bujqësisë.