Tripunovski nga Sveti Nikolla: Bujqit maqedonas e kanë mbështetjen tonë të plotë

Tripunovski nga Sveti Nikolla: Bujqit maqedonas e kanë mbështetjen tonë të plotë

Sonte, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, realizoi një takim me bujqit nga komuna e Sveti Nikollës.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale në sektorin e bujqësisë si dhe për prioritetet që ka Ministria.

“Jam krenar të them se, si asnjëherë më parë, subvencionet po paguhen rregullisht dhe me kohë”, theksoi ministri.

Gjatë takimit, ministri theksoi se do të ketë ujë për ujitje për të gjithë bujqit, dhe se po punohet që të sigurohet një sezon bujqësor i suksesshëm.

“Bujqit maqedonas e kanë mbështetjen tonë të plotë”, shtoi ministri.

Accessibility Menu